Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në hapjen e Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.
Rama u shpreh se duhet të garantojmë që në këtë vend të sigurohen kushtet për të qeverisur nga ligji dhe jo forca.
“Një botë e qeverisur nga ligji dhe jo nga forca është motoja që ka udhëhequr shoqatën botërore të jursiteve e krijuar asaj kohe mes tensioneve të thella gjeoplitike. Nuk besoj se do kishte këtu në këtë sallë apo jashtë që do ngrinte doren nëse unë do pyesja e do ta kishe imagjinuar që kongresi boëtror I ligjit do të bëhej në Tiranë në 2027. Askush nuk do ta kishte imagjinuar që Shqipëria do të përzgjidhej nga kjo platformë si një vend mikprites I këtij kongresi, jo për pozicionin e saj gjeografik, jo për klimën apo mikpritjen e saj, por për cka shqipëria ka bërë në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë dekada për të ndëertuar këtu në këtë vend kushtet e një vendi të qeverisur nga ligji dhe jo forca”, tha Rama.
Rama u shpreh se reforma në drejtësi duhet zbatuar në formë dhe në gërme, ndërsa tha se duhet të sigurohet mbështetje e plotë nga politika.
“Pavarësisht nga kalimet e sistemeve një gje ishte e pandryshuar, shpata e zonjës së drejtësisë ishte e palëvizur në zyrën e të parit të qeverisë. Në 2013 ne bëmë atë që s’kishte guxuar ta bëntë askush më parë. Ne I hymë detit në këmbë duke vendosur dicka dramatike për njerëz që përfaqësojnë një pushtet politik në shumicë, të dorëzojmë shpatën tek një forcë tjetër dhe të krijojmë kushtet që më lkëtë hapësirës të krijohet një pushte ti pavarur nga pushteti politik.
Ndërtimi i institucioneve të projektuara në atë reform nuk është një process që mund të përmbushet as në një dekladaë as në dy dekada, një dekadë tani ka kaluar, një dekladë tjetër ka nisur, dhe procesi vazhdon.
Ajo cka duhet të garantohet në mënyrë të palëkundur që procesi të mbështetet me cdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta ndryshojnë rjedhën e tij, që do të thotë nga pushtetit politik”,deklaroi Rama.





