Një përplasje ka ndodhur në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti Agron Shehaj kërkoi 10 minuta për dy interpelancat e mohuara, gjë të cilën kryeparlamentari Peleshi nuk ia dha.
Pjesë nga debati-
Shehaj: Në bazë të rregullores kërkoj 10 minuta. Na janë mohuar dy interpelanca
Peleshi: Kemi kthyer përgjigje javën e kaluar.
Shehaj: Më takojnë 10 minuta për refuzimin.
Peleshi: Për cilën interpelancë e keni fjalën?
Shehaj: Për të dyja.
Peleshi: Morët përgjigje javën e kaluar.
Shehaj: Jo ajo ishte për IPARD-in.
Peleshi: Kjo nuk është seancë pyetje-përgjigje. Keni gjë për procedurë?
Më pas, kryeparlamentari i dha fjalën deputetit të PD-së, Luçiano Boçit, me Shehajn që ngriti zërin duke debatuar me Peleshin. Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen dy herë deputetit të Partisë Mundësia.





