Nata e Kadrit është një ndër netët e bekuara të muajit Ramazan, e cila gjendet në dhjetëditëshin e fundit të tij. Kurani Famëlartë dhe thëniet profetike tregojnë për rëndësinë dhe vlerat e mëdha që përmban kjo natë. Kurani ka një sure të veçantë e cila mban këtë emër dhe përshkruan me hollësi veçoritë e saj.

Nata e Lejletul Kadrit, është nata në të cilën pejgameri Muhamed, nëpërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, e ilustruar ky fakt edhe në Kuran.

Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe engjëjt zbresin në tokë. Rëndësia e kësaj nate përmendet nëpërmjet “haditheve”, të cilat janë thënie të Profetit Muhamed:

“Kushdo që krijon fal namazin, agjëron natën e Kadrit, beson me sinqeritet dhe shpreson të arrijë shpërblimet e Allahut, atëherë të gjitha mëkatet e tij të kaluara do të falen”.Description: https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fcfare-eshte-nata-e-kadrit-dhe-rendesia-e-saj-e-vecante-per-myslimanet%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&cb=a1c3cab555

Myslimanët e kalojnë këtë natë të shenjtë me lexime, lutje, pasi shenjtëria e ditës, besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi në çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, ndaj, kërkohet nga urdhëruesit që të jenë të vëmendshëm sidomos gjatë kësaj periudhe.

Disa myslimanë marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë të gjitha dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.