DURRËS, 30 dhjetor 2014 –  Endacak “vullnetar” nga Myzeqeja që e gdhin natën e ftohtë në funddhjetorit 2014, ku të mundet, por e pëson nga tymi.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 29 dhjetor 2014, ora 8.30, paradite, në lagjen nr. 1 Durrës, në mjediset e një ndërtese trekatëshe u gjet i asfiksuar Mariglen Hoxha, 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas forcave ligjzbatuese, 25-vjeçari është larguar nga banesa dhe rri nëpër vende të ndryshme. Gjatë natës ka ndezur zjarr dhe është asfiksuar nga tymi. Mori mjekime në urgjencën e spitalit dhe u largua.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/