DURRËS, 30 dhjetor 2014 –  Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (DRFSDKSH) Durrës ka shpallur një vend të lirë pune specialist / mjek në sektorin KSHP Durrës. Paga varion në varësi te vjetërsisë në punë 51.891-62.532 lekë. Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 5 janar 2015 tek ish-Befotrofi. Konkursi do të zhvillohet në datën 8 janar 2015 në ora 12 në DRFSDKSH.

Spitali publik

Spitali Rajonal Durrës kërkon të punësojë për nevojat e veta 10 mjekë, nga një për secilin specialitet (parapëlqehen nën moshën 35 vjeç dhe me mesatare notash mbi 8): pediatër, neonatolog, ortoped infantil, dietolog, anestezist-reanimator, neurolog, kirurg, kardiolog, kardiolog për shërbim rojë 24 orë, imazherie dhe një teknik aparaturash mjekësore.

Ajo që ka rëndësi, ky institucion mjekimi publik nuk vë afat për dorëzimin e dokumenteve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/