29 dhjetor 2014 – Pasditen e djeshme, studio e Baletit “Arian Plaku” ka krijuar një atmosferë festive duke u dhuruar ngrohtësi dhe ngjyra këtyre ditëve të ftohta fundviti, përmes koncertit “Gëzuar festat”.
Nën koreografinë e Arian Plakut dhe asistentëve të tij Xhuljana Kodra, Emmy Rakipaj, Kristi Papajorgji dhe Armet Metani; nën formulimin muzikor të Julian Shytit, skenografisë së Florest Sherifit dhe interpretimit të (Babagjyshit) Dashamir Sinanit, festa u gjallërua dhe përfshiu sallën.
Në këtë show morën pjesë rreth 100 fëmijë nga mosha 3 -15 vjeç, të cilët emocionuan publikun duke u falur çaste gëzimi dhe hareje.
Shfaqja përmbante kërcime të ndryshme tematike me rastin e festive të fundvitit, ku motiveve, lëvizjeve dhe kostumeve me ngjyra karakteristike u bashkohej përsosmërisht dhe kolona zanore e formulimit muzikor të shfaqjes, gjatë së cilës shfaqej Babgjyshi dhe përshëndeste vogëlushët, përmes kartolinave me urime dhe gjëegjëza. 





