DURRËS, 29 dhjetor 2014 – Gëzuar ditëlindjen Partia Demokratike Durrës! Kështu ka uruar kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës të gjithë mbështetësit e saj. Osman Stafa ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për të gjithë ata që krijuan PD-në e Durrësit, përmes një statusi në rrjetin social Facebbok: 

"Si sot 24-ër vite me parë disa intelektualë dhe qytetar të Durrësit guxuan dhe krijuan Partinë Demokratike dega Durrës.

Mirënjohje dhe përulje mundit, punës dhe gjakut të të gjithë atyre, që guxuan dhe guxojnë të luftojnë, prej afro një cerekshekulli tashmë, për jetësimin dhe mbrojtjen e të drejtave thelbësore të një populli të lirë, në një Demokraci të re dhe reale! Demokracia, kjo formë sublime e organizimit gjithëpërfshirës, pro fateve dhe mirëqenies së popujve! Një respekt dhe mirënjohje e vecantë, qytetarisë dhe familjeve durrsake, që mbështetën dhe mbështesin fuqimisht duke u dhënë krahë ëndrrave të lirisë dhe demokracisë, duke u investuar fizikisht dhe shpirtërisht, duke u bërë pjesë e qenësishme dhe integrale e Partisë Sonë, Partisë Suaj, Partisë Demokratike!

Partia Demokratike erdhi në jetët tona si rezultat i një thirrjeje mbarëpopullore, si faktorizim i liridashjes mbarështresore, si kapitalizim i lëvizjeve mbarëshoqërore! Partia Demokratike ishte dhe vijon të jetë shtëpia e lirisë mbarëqytetare!

Në këto 24 vite, aspak të lehtë për krijimin, strukturimin, ruajtjen dhe zhvillimin e Demokracisë, Shtetit Ligjor dhe të së Drejtës, ekonomisë së tregut, hapjes dhe përfshirjes së Shqipërisë në Botën e Zhvilluar dhe Demokracitë e konsoliduara, Partia Demokratike ka qenë dhe vijon të mbetet mendja dhe zemra, motori kryesor pro-lëvizës drejt zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes së mirëqenies së qytetarëve!

Këto 24 vite, Partia Demokratike u rrit e konsolidua, në përballje titanike me krijesa e sisteme mitologjike dhe anakronike! 

Njohëm veten dhe tjetrin. Gabuam për të mësuar dhe mësuam se si të mos gabojmë sërisht. Kam bindjen, se sot jemi më të pjekur! Sot, jemi më urtë në mendime dhe gjykime! Sot, jemi më të matur në veprime dhe ndërveprime!

Sot, Partia Jonë Demokratike, përballet me përbindësha mitologjik të anti-shtetit ligjor dhe të së drejtës, klane dhe oligarkë të anti-mirëqenies popullore, Goliatë të anti-kohë! Sot, lufta jonë është, lufta e popujve që kërkojnë mirëqenien dhe sigurinë e rritjes së fëmijëve të tyre në Demokraci të konsoliduar!

Të Dashur Miq, të Nderuar zonja dhe zotërinj, prindër e familjarë, të rinj e të reja!

Partia Jonë Demokratike është fatlume per Ju dhe me Ju, sepse Ju jeni Partia Demokratike!

Gëzuar Ditëlindjen Partisë Sonë!

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike!"

Në fund të statusit të tij, kryetari i PD-së Stafa ka publikuar dhe dokumente të marra nga arkivat.