U konstatua një gjendje shumë e mirë, monumenti ishte mirëmbajtur 

DURRËS, 29 dhjetor 2014 –  Specialistët e sektorit të Tiranës të drejtorisë rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës bënë një inspektim në shtëpinë muze të Konferencës së Pezës. U konstatua një gjendje shumë e mirë, monumenti ishte mirëmbajtur. Kjo gjë falë kujdesit dhe ndërhyrjeve restauruese të vazhdueshme të pronarëve të kësaj shtëpie. 

Nisur nga ky shembull i mirë, DRKK-ja Durrës u bën thirrje të gjitha subjekteve joshtetërore, pronarë të monumenteve të kulturës, të jenë të përgjegjshëm dhe të kontribuojnë me të gjitha mundësitë e tyre për mirëmbajtjen e kësaj pasurie. Ajo u jep vlerë dhe identitet si pronarëve të saj, ashtu edhe komuniteteve dhe të gjithë kombit. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/