24 dhjetor 2014 –  Shqiptarët mund të mos jenë më të lumturit për festat e fundvitit, por kanë të paktën se me çfarë të ngushëllohen. Si kompensim për rrogat e ulta, mungesën e shpërblimeve, taksat e larta, faturat e energjisë, çmimet stratosferike dhe shëmtinë e atmosferës festive, kryeministri Rama u ka ofruar ndëshkimin me burg si një lloj spektakli ngazëllues e festiv.

Kush ka halle ekonomike mund t'i harrojë ato për pak çaste nëpërmjet "kënaqësisë" së ndëshkimit të tjetrit.

Këtë fenomen, karikaturisti Bujar Kapexhiu e ka shndërruar në një kartolinë krishtlindjesh në numrin e sotëm të Mapo. Nën titullin rrup- sup, Kapexhiu ka vizatuar nëpërmjet kësaj karikature filozofinë e shefit të qeverisë që fillon dhe mbaron tek burgu. Burg dikur, burg edhe tani! Gëzuar festat e fundvitit!