24 dhjetor 2014 –  Publikimi i disa fotove të cilat tregojnë disa truproja të cilët mbrojnë të dashurën e Presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabaeva ka ndezur debate ne Rusi. Fotot e publikuara në rrjete sociale nga Alexander Belov tregojnë një grup të armatosur të cilët qëndrojnë jashtë një dyqani kafeje të Moskës.

"Kush mendoni se ka frikë edhe për të pirë një kafe në një kafene, aq sa i duhet mbrojtja e armëve automatike (fotoja përfshin vetëm gjysmën e rojeve)? Unë nuk doja të bëhesha dembel dhe hyra brenda për të parë. Kështu që e di përgjigjen. Ajo ishte kampionia olimpike dhe mamaja beqare, Alina Kabaeva", shkruan Belov.

Fotografia e postuar ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka pasur edhe komente të tilla si: “Kush je ti që të ruajnë në këtë mënyrë!”.