7 dhjetor 2014 –  Aktorët turq fitojnë honorare të majme falë skandaleve. Madje kjo ndikon dhe në rritjen e popullaritetit të tyre. Pikërisht në kohën, kur kriza ekonomike po troket fort në dyert e të gjithë botës, aktorët turq po pasurohen e popullarizohen gjithnjë e më shumë.

Aktorët turq përpiqen të jenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes me skupe të vazhdueshme: Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli, të shumëpërfolur sepse kanë aktruar tek “Sulejmani i Madhërishëm”, kanë siguruar honorare vërtet të majme, siç ka ndodhur dhe me gruan e tij Berguzar Korel në serialin “1001 net”, ku honorari për një episode shkonte 20 mijë euro, ndërsa kolegia e tij Meryem 4 mijë – 8 mijë euro dhe arriti deri në 15 mijë euro. Kenan Imirzalioglu po bën kaos me pagesa sepse vetëm për 2 sezone në serialin “Karaday” është paguar 850 mijë euro. Ai bëri të gjithë botën të flasë për orientimin e tij seksual. Këta zëra se ai është gay e ndihmuan të paguhej 300 mijë deri në 400 mijë euro për film.