Një 63-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një sasi e dyshuar kokaine, si dhe një mjet prerës.

Lënda narkotike dhe sendi i gjetur janë sekuestruar si prova materiale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, tha policia.