6 dhjetor 2014 – Diva e ekranit italian dhe jo vetëm, Michel Hunziker vazhdon të jetë në formë, por barku i saj nuk u “bindet” xhinseve të ngushta. Ajo u fotografua në rrugët e Milanos teksa shëtiste të birin me zinxhirin e pantalonave të hapur. Mbrëmë e bija, Aurora ka festuar 18 – vjetorin e lindjes në një super – party në Milano. Ajo është fëmija i parë i Michel Hunziker nga martesa me këngëtarin, Eros Ramazzoti.





