DURRËS, 11 nëntor 2014 – Defektet teknike në mjetet e gatimit me gaz janë me pasoja të rrezikshme, duke shkaktuar zjarre dhe shpërthime, ku në shumë raste ka pasur viktima, sikurse ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës.
Blutë bregdetare njoftojnë 52 -vjeçar Bajram Shkalla, banor i lagjes nr. 6 të Durrësit, ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi rreth orës 19:00 të së hënës, më 10 nëntor 2014.
I ndjeri ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spitalin e qytetit.
Tragjedia është e tmerrshme, pasi viktimës i ka vdekur e shoqja para dy vjetësh, është babai i dy fëmijëve të rritur, për rritjen e të cilëve me mundime, punonte si roje.
Mësohet se ka bombola dhe soba e gazit kanë pasur probleme me rrjedhjen e gazit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





