DURRËS, 10 nëntor 2014 – Vokalisti i grupit legjendar të Rock-ut Led Zeppelin, Robert Plant ka refuzuar ofertën 500 milionë stërlina të një fansi të çmendur të grupit, për ta rikthyer këtë të fundit në një turne historik. Turneu do të përfshinte pjesëmarrjen e Plant si vokalist dhe shokëve të tij themelues të grupit, kitaristin Jimmy Page dhe bateristin e tastieristin John Paul Jones. Por Robert Plant, 66 – vjeç ka thënë se kjo nuk i duket gjëja e duhur për tu bërë. Burime të afërta me grupin kanë pohuar për mediat britanike se Page dhe Jones kanë tentuar të flasin me të, por mesa duket nuk ka asnjë shans. Branson, 64-vjeçari i cili ofroi shumën e parave është një fans i hershëm i bandës së Rock-ut, i cili ëndërronte t’i shihte ata të performonin në skenë për herë të fundit.
Led Zeppelin refuzojnë të kthehen në skenë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tre persona vdiqën nga hantavirusi, OBSH: Rreziku për popullatën e gjerë mbetet i ulët
Goditet tjetër vatër bastesh ilegale në Tiranë, arrestohet administratori
Icon Magazine: Shqipëria, një nga 7 destinacionet më të bukura
Kolegjet e Bashkuara shpallin vendimin për masat e sigurisë, lehtësohet praktika për ‘arrestin me burg’





