Alban Bakalli arrestohet për vjedhje dhe kokainë
DURRËS, 10 nëntor 2014 – Alban Bakalli, 26 vjeç u riarrestua nga karabinierët për vjedhje dhe kokainë. Mbi të rëndonte masa e sigurisë arrest shtëpie për disa precedentë penalë si ai i grabitjes me thikë afër Napolit të një të riu në nëntor 2012. Albani, ndonëse në arrest shtëpie në qytezën e Santa Maria a Monte-s, blinte me cmim të arsyeshëm sende të vjedhura. Gjatë kontrollit të banesës i gjetën disa sende të vjedhrua si një aparat fotografik profesional me vlerë 9 000 euro, një kompjuter, një trapano, një televizor etj. Me ndihmën e qenit antidrogë të quajtur Nerone, karabinerët gjetën gjatë kontrollit edhe 40 gramë kokainë të pastër. Albani u dërgua në Burgun e Pizës për të vuajtur dënimin e mbetur për grabitjen në Napoli në vitin 2012 si edhe për tu përgjigjur për blerjen e sendeve të vjedhura.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…
Evazioni fiskal me miliona euro i “Bankers Petroleum”, dy ish-CEO-t kinezë të kompanisë në SPAK për zbatim të masës së sigurisë
Aksidenti i rëndë që i mori jetën dy të miturve në Durrës/ Frikë për hakmarrje, familja e Nikoll Radaçit largohet nga banesa
Durrës/ Dëmtoi veten me mjet prerës, 35-vjeçari përfundon në spital





