Një 35-vjeçar është dërguar në spitalin e Durrësit pasi dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka dëmtuar veten me mjet prerës në banesën që kishte marrë me qira.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rasti po verifikohet nga autoritetet.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në spitalin e Durrësit, është dërguar shtetasi A. Ç., 35 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka goditur veten, me mjet prerës, në banesën që kishte marrë me qira, në lagjen nr. 13. Ai po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





