FSHF: Arsyetimi nga UEFA shumë kontradiktor
DURRËS, 8 nëntor 2014 – Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet përfaqësuesit të zyrës së saj ligjore, Envi Hicka, ka njohur mediat në një një konferencë të psoacme për shtyp me vendimin e arsyetuar të Komisionit të Disiplinës në UEFA, që e dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe me 100 mijë euro gjobë. Sipas Hickës FSHF është e pakënaqur nga argumentimi i vendimit, pasi është kontradiktor dhe në proporcion të zhdrejtë me arsyetimin e vendimit për palën serbe.
"Jemi njohur me vendimin e arsyetuar si për ne ashtu edhe për palën serbe. Jemi të pakënaqur sepse dallojmë se arsyetimi është kontradiktor. Provat që janë paraqitur nga ana jonë nuk janë arsyetuar në mënyrë të logjikshme nga trupa e gjyqësorit". Cudia më e madhe sipas Hickës, qëndron në faktin se Shqipëria është dënuar për shfaqjen e dronit, ku ndërkohë në stadium nuk ka patur tifozë kuqezi. "Tifozët shqiptarë nuk kanë qenë të pranishëm në stadium dhe është e pakuptimtë që ne të dënohemi për një një veprim që s’kemi mundësi ta bëjmë. Vendimi për ta na gjobitur është marrë me hamendësime". Përfaqësuesi i zyrës ligjore të institucionit të futbollit shqiptar beson se provat që nuk u morën aspak parasysh nga komisioni i Disiplinës nuk mund të anashkalohen nga Apeli, apo nga Gjykata e Arbitrazhit Sport. "Mendoj se i kemi të gjitha provat dhe argumentat për ta fituar cështjen në Apel apo edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ku sic e kemi theksuar edhe më parë, do ta ndjekim cështjen në rast se Apeli nuk na jep të drejtë".
Ka qenë deklarata e gjyqtarit anglez Martin Atkinson ajo që kanë marrë për bazë anëtarët e Komisionit të Disiplinës në UEFA, për të bërë përgjegjëse penalizuar dhe më pas për të penalizuar kombëtaren shqiptare me humbjen në tavolinë të ndeshjes me Serbinë. Në vendim në pikën 21 të saj thuhet se: "Federata Shqiptare e Futbollit nuk dha prova të mjaftueshme të cilat mund t`i largonin përgjegjësinë kësaj Federate, për vendimin e marrë në refuzimin për të vijuar ndeshjen". "Ato prova që tregonin qëndrimin tonë të qartë në raport me arsyet e vërteta, se përse është penguar vijimi i mëtjeshëm i ndeshjes, nuk janë marrë në konsideratën e duhur dhe nuk janë arsyetuar në mënyrë të logjikshme nga trupa e Disiplinës. Kuptohet do të jenë gjitha çështje që do t'i parashtrohen Komisionit të Apelit", thotë avokati, Envi Icka.Në pikën 23 të këtij vendimi 11-faqësh, theksohet se: "Në bazë të fakteve dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të veçantë informacionin dhënë UEFA-s nga zyrtarët e ndeshjes, Komisioni i Disiplinës arriti në përfundimin se Federata Shqiptare e Futbollit është përgjegjëse për refuzimin e vijimit të lojës dhe në bazë të 27 të rregullores së UEFA-s, kjo federatë ndërshkohet"."Neni 27, pika 1, për të cilën ne jemi dënuar, pra që quhet 'refuzimi për të luajtur", nuk ka për parasysh vetëm refuzimin për të luajtur, por ka parasysh se kush bëhet në përgjithësi shkaktar për moszhvillimin e një ndeshje futbollit. Mendojmë, se deri në fund do të paraqesim të gjitha argumentet e nevojshëm, për të treguar se moszhvillimi i ndeshjes ka qenë mospërgjegjësi direkte dhe e padiskutueshme e Federatës Serbe, për shkak të kushteve të sigurisë mbi të gjitha. Hyrja e tifozëve në fushë, ka qenë shkaku vendimtar pse ndeshja u nderpre. Raporti i arbitrit ka qenë i saktë, i cili thotë se 'i futa lojtarët në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie'", thotë Icka.Gjyqtari, delegati dhe oficeri i sigurisë kanë detajuar ata çfarë kanë ndodhur në fushë, madje edhe goditjen e Balës me karrige nga një tifoz i futur në fushë. Por, ndërkohë që gjyqtari ka theksuar se lojtarët shqiptarë kanë refuzuar të rikthehen në fushë për të vazhduar ndeshjen, delegat i ndeshjes ka shkruar se kapiteni i Lorik Cana ka deklaruar se 'lojtarët tanë nuk janë në gjendje për shkaqe psikologjike dhe fizike të rifillojnë sfidën'. Në asnjë moment, delegati i ndeshjes nuk ka shkruar se lojtarët shqiptarë kanë refuzuar të rifuten në fushë dhe në fund ai shton se në orën 22:10, gjyqtari Atkinson vendosi që ndeshja të mos fillojë më. Pra, edhe vetë zyrtarët e UEFA-s, në ndeshjes Serbi – Shqipëri, kanë qenë në kontradiktë të plotë me njëri-tjetrin.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë në 4 vite
Macet shpallen zyrtarisht simbole kombëtare në Tajlandë
“Kisha ankth, nuk flija as gjumë”, Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë në ‘Goca dhe Gra’: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe





