DURRËS, 8 nëntor 2014 – Pronat në Hamallaj të Durrësit hedhin në erë gjykatësin në Vlorë para tre vjetësh.
Dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi u cili u ekzekutua në mënyrë makabër me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011, mund të jetë më pak e mistershme për drejtësinë shqiptare.
I akuzuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj, u ka rrëfyer prokurorëve 2 javë më parë, gjithçka që ai mbi vrasjen e Konomit.
“Gazeta Shqiptare” sjell më 8 nëntor 2014 rrëfimin e Sinanajt i cili pohon se vrasja e gjyqtarit Konomi është kryer për motive pronësie, me porosi nga Durrësi.
Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda më 25 tetor 2014, “bashkëpunëtori i drejtësisë”, ka treguar emra të personave konkretë, që në bashkëpunim kanë realizuar vrasjen e Konomit.
Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati në 9 shtator 2011.
Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë.
Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33-vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.
/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





