Ura e Dajlanit-Mali i Robit, në 10 ditë shemben 760 objekte
DURRËS- 8 nëntor 2014 – Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka bërë një bilanc të aksionit 10-ditor në vijën në vijën bregdetare Durrës-Golem, në zonën nga “Ura e Dajlanit” deri te “Mali i Robit, ku janë shembur 760 objekte.
300 “Ura e Dajlanit-Plepa”
Në segmentin “Ura e Dajlanit-Plepa”, rruga kryesore e plazhit dhe vija bregdetare, u prishën rreth 300 ndërtime, nga të cilat 60 objekte me 1-2 kate, pjesa tjetër shtesa anësore, ballore, kioska dhe tenda me konstruksion druri ose metalike si edhe platforma betoni.
Vetëm në rrethrrotullimin në “Plepa” është ndërhyrë në 20 objekte, ndërsa përgjatë rrugës u largua edhe tabelat e reklamave, të vendosura në shkelje të ligjeve.
200 “Plepa-Përroi i Agait”
Në segmentin “Plepa-Përroi i Agait” që i përket komunës së Rrashbullit të Durrësit, u ndërhy në rreth 200 objekte, kryesisht 1-2 kate, një objekt me katër kate, shtesa ballore, anësore, tenda me konstruksion druri dhe metalike, si dhe platforma betoni.
260 “Përroi i Agait-Mali i Robit”
Në segmentin “Përroi i Agait-Mali i Robit”, që i përket Komunës Golem, rrethi i Kavajës, qarku i Tiranës, është ndërhyrë në rreth 260 objekte, kryesisht shtesa, lokale, kioska, tenda me konstruksion druri dhe metalike si dhe platforma betoni.
Bilanci
Janë liruar të gjitha rrugët dytësore nga ndërtimet dhe objektet e jashtëligjshme si dhe në total janë 760 objekte të shembura, nga “Ura e Dajlanit” deri te “Mali i Robit”, ndërsa ndërhyrjet parashikohet të vazhdojnë në zonën e Golemit deri ditën e hënë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Georgina Rodriguez komenton unazën 3 milionë dollarë të propozimit për martesë: Më e pakta…
A është intimiteti më i rëndësishëm se komunikimi? Ja çfarë tregojnë studimet për lidhjet afatgjata
‘Unë nuk i shoh filmat e mi’, Leonardo DiCaprio: Se kam parë kurrë ‘Titanikun’
Zbulohet vepra më e madhe nënujore në Francë, gjendjet muri 7 mijë vjeçar





