DURRËS, 7 nëntor 2014 –  Më 9-13 nëntor 2014, do zhvillojë një vizitë në portin e Durrësit nëndetësja turke “TCG Sakarya”, njoftoi Shefqet Kërcelli i Forcës Detare të Plepave.

Ushtarakët turq do të njihen nga afër me transformimin e zhvillimin e Forcës Detare shqiptare dhe synohet forcimi i bashkëpunimit midis të dy vendeve, anëtare të NATO-s.

Agjenda

Luftanija do të bregëzohet në portin e Durrësit në orën 9.00 më 9 nëntor 2014.

Më 10 nëntor 2014, komandanti i nëndetëses do zhvillojë vizita në komandën e Forcës Detare, bashkinë e Durrësit, institucionin e Prefektit dhe Këshillin e Qarkut.

Më 11 nëntor 2014 personeli i anijes do zhvillojë ndeshje futbolli me ekipin e Forcës Detare, si dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, kalanë e Krujës, etj.

Nëndetësja turke do të largohet paraditen e datës 12 nëntor 2014.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/