DURRËS, 7 nëntor 2014 – Kostandin Xhuvani, ka tentuar të krijojë një alibi, aspak bindëse dhe krejt të pajustifikuara, në ambjentet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në pritje të analizave toksikologjike, teksa të gjitha supozimet janw se ndodhej nën efektin e narkotikëve dhe pijeve alkoolike. 26-vjeçari nuk ka asnjw rrugë shpëtimi. Gjithçka flet kundwr tij. Asnjë shitës duhani, në zonën e “Bërrylit”, qoftë edhe ndonjë dyqan apo lokal 24-orësh, nuk ia ka konfirmuar blerjen e cigareve në orën 4 të mëngjesit, ndwrkohw qw kamerat e bizneseve dhe ajo e “Rrugës së Elbasanit” e ka fiksuar kur hyn një herë të vetme dhe del pas masakrës, baruti në dorë, shenjat e gishtave në armë, qitjet e pistoletës konfirmojnë tw njëjtin autor dhe mbi 10 dëshmi (stafi i lokalit, klientë, miqtë e tij dhe policë) e fajësojnë gjithashtu. Prania e avokatit dhe këshillimi për të mos folur më, duket se e kanë bindur Xhuvanin të heshtë në pritje të zhvillimit të seancave gjyqësore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





