DURRËS, 6 nëntor 2014–  Prestigjozja amerikane USA Today në një artikull informativ për krocierat, që u ofrojnë turistëve mundësinë e të qëndruarit “topless” ose edhe nudo integrale, trajton në hollësi krocierat dhe turret për vitin 2015.

Një nga udhëtimet turistike më interesante është edhe ai i quajtur “Grand Tour” ( Udhëtimi i madh). Ky udhëtim do të kryhet me anijen kroicerë “Royal Clipper”, që është një anije metalike me veia me pesë direkë e ndërtuar në Kantjerin detar të Dancingut, në Poloni. Krociera ofron luks të nivelit të lartë për maksimumi 227 turistë. Udhëtimi turistik do të zgjasë nga 27 qershori deri në 11 korrik 2015. Gjtë këtij udhëtimi do të vizitohen porte të vendeve, që janë miqësorë ndaj turistëve nudistë. Anija do të vizitojë porte kroate me plazhe miqësore për nudistët si edhe porte në Itali e Greqi, ku në  lashtësi Lojërat olimpike zhvilloheshin me atletë nudo. Për herë të parë kjo krocierë do të vizitojë edhe portin e Durrësit. Më së fundi shqiptarët do të kenë mundësi të njihen në realitet me fenomenin e nudizmit turstik jo thjesht nga filmi francez me aktorin e madh komik Lui dë Fine dhe personazhin e tij xhandarin Krysho.

Kompanisë, që organizon të tilla udhëtime, ju desh mbi një vit kohë për të mësuar se Shqipëria tashmë në vend të një kryeministri konservator si Sali Berisha, ka një kryeministër të orientimit liberal si Edi Ramam. Gjithsesi, mirë se të vinë turistët nudistë në Durrës!

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/