Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT, duke vlerësuar punën e stafit mjekësor dhe standardet e ofruara për pacientët.

Në një postim në Facebook, Rama thekson se ky bllok operator në QSUT funksionon falë kapaciteteve të nevojshme dhe përkushtimit të strukturave mjekësore, duke garantuar trajtim efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për çdo pacient.

Ai ka publikuar gjithashtu pamje nga aktiviteti i përditshëm në sallat e operacionit, duke vënë theksin te profesionalizmi i mjekëve dhe puna e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve.