Durrësi zëvendëson një nga portat e kalasë në Tiranë
DURRËS, 5 tetor 2014 – Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare të Durrësit, që “sundon” dhe në monumentet e Tiranës, njofton se aktualisht po punohet për një ndërhyrje mirëmbajtjeje, e cila konsiston në zëvendësimin e njërës prej portave të kalasë së kryeqytetit, e cila është e amortizuar
Kalaja e Tiranës ndodhet në qendrën historike të qytetit të Tiranës.
Është ndërtuar nga njeri prej pasardhësve të themeluesit të Tiranës Sulejman Pashë Bargjini (1604), Ahmet Pashë Bargjini, në gjysmën e dytë të shekullit XVIII.
Në vitin 1798 kalaja ra në duart e familjes Toptani nga Kruja.
Gjatë kësaj periudhe kalaja u bë objekt i një lufte shumëvjeçare midis Toptanasve dhe Bushatllinjve të Shkodrës.
Kalaja ka një planimetri drejtkëndore me sipërfaqe 160 x 200 m.
Gjatë sondazheve të viti 2001 u vu re se ajo në themelet e saj kishte gjurmë të një kalaje më të hershme, gjurmë të cilat shtriheshin si në anën jugore ashtu edhe në atë jugperëndimore, duke qenë se ajo është një prej fortifikimeve fushore të shek. IV-VI, e ndërtuar ose e rindërtuar nga perandori Justinian.
Në ditët e sotme ruhen vetëm pjesa veriore dhe disa trakte në anën jugore të kalasë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Samiti në Armeni, Von der Leyen: Europa duhet të bëhet më e pavarur në energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit
Liderët evropianë mblidhen sot në Armeni ndërsa Rusia i vëzhgon
Rama ndan pamje nga QSUT: Punë e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë, standarde bashkëkohore për çdo pacient
Policia reagon për tragjedinë në Durrës: Shoferi rezultoi i dehur. Më herët i është pezulluar patenta, gjoba për shpejtësi





