DURRËS, 5 nëntor 2014 – Një tërmet 3,3 ballë ka goditur zonën naftëmbajtëse në rrethin e Fierit, fatmirësisht pa dëme.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 5 nëntor, ora 12:58:10 (sipas Grinuiçit) ose 14:58:10 (sipas kohës së Shqipërisë +2) lëkundje toke me forcë M=3.3, me epiqendër në thellësinë 4 km.
Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmetin e ka lokalizuar në vijë ajrore 4 km në jug të fshatit, qendër komune, Kurjan, ose 16 km në juglindje të qytetit të Fierit në koordinatat 40.68°N, 19.78°E.
Lëkundjet tektonike janë ndier më shumë midis fshatrave Vlosh dhe Ngjeshar, buzë rrugës automobilistike, në kodra me lartësi 150-200 metra mbi nivelin e detit, në një ullishte të vogël.
Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





