DURRËS, 5 nëntor 2014– Zërat për ndarjen e futbollistit Kaka nga bashkëshortja e tij Caroline Celico kishin dalë që në verën e kaluar, kur lojtari u largua nga Milani për t’u transferuar tek San Paolo e tani, zëdhënësi i mesfushorit brazilian ka konfirmuar ndarjen: "Janë ndarë, por nuk mund të jap asnjë detaj. Janë gjëra private". Kaka është martuar me Caroline në vitin 2005 dhe pas nëntë vitesh martesë ka ardhur divorci. Në një intervistë të mëparshme për revistën "Epoca", Caroline thonte: "Jemi lidhur që kur ishim 13 vjeç dhe u martuam kur mbushëm 18 vjeç. Është normale që një marrëdhënie e tillë të ketë kriza". Sipas faqes braziliane "Ego", një nga motivet kryesore të ndarjes është zgjedhja eKaka për të luajtur në SHBA. Nga janari i ardhshëm braziliani do të luajë për Orlandon.
Kaka ndahet nga bashkëshortja
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Samiti në Armeni, Von der Leyen: Europa duhet të bëhet më e pavarur në energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit
Liderët evropianë mblidhen sot në Armeni ndërsa Rusia i vëzhgon
Rama ndan pamje nga QSUT: Punë e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë, standarde bashkëkohore për çdo pacient
Policia reagon për tragjedinë në Durrës: Shoferi rezultoi i dehur. Më herët i është pezulluar patenta, gjoba për shpejtësi





