DURRËS, 4 nëntor 2014– Të martën në mbrëmje, mjetet e firmës së ndërtimit që po zbaton projektin e rikonstruksionit të sheshit "Liria" filluan heqjen e shatërvanit që ka mbretëruar për 84 vjet në qendrën e Durrësit. Zhvendosja e shatërvanit ka ngjallur debate, polemika dhe reagimet e qytetarëve. Për më tepër është nënshkruar dhe një peticion për mbrojtjen e tij dhe mosndryshimin e pozicionit.
Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së qytetit të Durrësit, zoti Vangjush Dako ishte i ftuar në një debat në “Studio e Hapur” në televizionin News 24 përballë Jamarbër Malltezit. Zoti Dako po mbronte ndërtimet e tij në Durrës, ndërkohë që një valë e madhe pakënaqësie është ngritur kundër tyre.
A ndjen vallë, sadopak brerje ndërgjegjeje, kryebashkiaku i Durrësit (plot vlera arkeologjike, muzeale, historike e turistike) për masakrën urbane që i është bërë qytetit 3000 vjeçar?!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





