DURRËS, 4 nëntor 2014 –  Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) vazhdoi operacionin e vet më 4 nëntor 2014, duke u përqendruar nga Plepat deri te Mali i Robit, përgjatë vijës së bregdetit.

INUK-u lajmëroi se nisi shembjen e një hoteli 4-katesh, në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.

Ndërsa bëhej shembja e ndërtesës me 20 dhoma, është shoqëruar edhe një person.

Përgjatë segmentit të bregdetit, INUK paralajmëron se do të fillojë prishja e të gjitha objekteve të kundërligjshme.

Njëkohësisht INUK, njofton se vijon aksioni edhe për çlirimin e të gjithë rrethrrotullimeve nga Ura e Dajlanit.

Kurse banorët çmontojnë materiale, të tjerë që rregullojnë territorin pas ndërhyrjeve nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Deri më tani janë shembur afro 250 objekte pa leje, kryesisht lokale, restorante, tenda, kioska e mure rrethuese.

Shembja e ndërtimeve pa leje nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të vijojë në ditët në vijim në zonën e Currilave si dhe në lulishtet e qytetit, të cilat prej vitesh janë zaptuar nga ndërtimet e paligjshme.

Hapësirat publike përgjatë plazhit të Durrësit por edhe në dy anët e rrugës “Pavarësia”, që lidh Urën e Dajlanit me Plepat, i janë kthyer komunitetit.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në këtë rajon vazhdon.

Disa pronare të njoftuar ditë më parë po çmontojnë materialet me vlerë nga godinat e planifikuara për t’u prishur.

Të tjerë po rregullojnë territorin  ku është ndërhyrë nga fadromat e INUK-ut.

Lokale, restorante, tenda, kioska e mure rrethuese që kishin zaptuar sipërfaqe nuk ekzistojnë më.

Prishja e objekteve do të zhvendoset më pas në zonën e Currilave si dhe në lulishtet e qytetit. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/