DURRËS, 4 nëntor 2014 –  Dy muzetë e Krujës kanë pasur një numër rekord vizitorësh për periudhën janar-shtator 2014, duke arritur shifrën prej gjithsej 31 850 veta, duke siguruar rreth 3 milionë lekë të ardhura, pa përmendur 18 590 falas, të dhënat iu ofruan “Dyrrah”-ut nga drejtori z. Mehdi Hafizi dhe znj. Majlinda Ndreu.

Si 9-mujor 2014 numri i vizitorëve në Muzeun Historik Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” arriti në 5 665 vendas dhe 4 420 të huaj, duke paguar secili biletë me vlerë 200 lekë; kurse në muzeun Etnografik 1 400 vendas dhe 1 785 të huaj, duke paguar biletë me vlerë 300 lekë; përveç 18 590 vizitorëve që hynë falas; në total pati 31 850 vizitorë dhe turistë.

Për të dhënë një panoramë të qartë sa e frekuentuar është Kruja nga turistët po japim numrin dhe vendin nga ishin vizitorët në Ditën Botërore të Turizmit, më 27 shtator 2014 në muzetë e Krujës:

Vizitorë familjarë shqiptarë: 93 nga Shqipëria, 62 nga Kosova, 22 nga Maqedonia si dhe 484 nxënës shkollash të mesme nga Kosova.

Turistë të organizuar ose individualë: 80 hungarezë, 36 polakë, 33 francezë, 23 gjermanë, 21 amerikanë, 15 bullgarë, 10 italianë, 8 anglezë, 7 turq, 6 rusë, 2 çekë, 2 holandezë dhe 2 iranianë.

Vizita në të dy muzetë ishte falas dhe turistëve të shumtë që vizituan Krujën në këtë ditë iu shpërndanë broshura me informacione shqip-anglisht.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/