DURRËS, 4 NËNTOR 2014–  Për vrasjen e 4 persona mëngjesin e sotëm janë zbardhur detaje të tjera nga grupi hetimor.  Sipas burimeve nga prokuroria, të 4 personat janë vrarë nga e njëjta armë, ndërsa dy prej tyre janë qëlluar në kokë.   Mësohet se i dyshuar kryesor është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani. Analiza e ngjarjes për të zbardhur më shumë detaje po bëhet nga 3  prokurorë.  

  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në bar “Ante Grand”, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian.    Mësohet se një nga viktimat është 19 vjeçari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Paolo Azzolo, 60 vjeç me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë një plumb afër zemrës. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Kurse Edison Jaho dhe Enea Xhaj, janë qëlluar me plumba ne koke brenda lokalit.   Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e çuar në 4 numrin e viktimave.    Ndërkohë një grup hetimor me tre prokurorë është ngritur për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen. Në lokalin ku ndodhi masakra janë sekuestruar dy pistoleta dhe 3 gëzhoja fishekësh si dhe dy makina tip Mercedez-Benz.    Pas kryerjes së ekspertizës mjekoligjore Ambasada Italiane në Tiranë tërhoqi nga morgu trupin e Paolo Azzola, ndërkohë janë tërhequr edhe trupat e dy nga viktimat e tjerë. 

  Viktimat janë:  Arbër Demiraj, 19 vjeç djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj,  Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë  Paolo Azzolo, 60 vjeç me shtetësi dhe kombësi italiane.  

/agjencia e lajmeve “Sot news”/