DURRËS, 4 nëntor 2014– Mesazhi i parë i kryeministrit Rama pas vrasjes së 4 personave në Tiranë ishte për Vermoshin. “Kantieri i rruges se Vermoshit ku bukuria te merr syte dhe braktisja e gjate frymen. Era e Rilindjes po fryn ne Alpe”, -shkruan ai në Tëitter e Facebook nga skaji verior i Shqipërisë, ku gjendet për inspektimin e rrugës kryesore zonës.
Por ky postim ka shkaktuar një valë reagimesh pakënaqësie të ndjekësve të kryeministrit në Facebook, aty ku edhe kanë mundësinë të komentojnë.
Dikush i kërkon të shohë fëmijët e deputetëve dhe i thotë se duhet t’i vijë turp që nuk bën aksion për heqjen e armëve nga qarkullimi.
Një tjetër qytetar i kërkon të merret me çështje konkrete e jo të rrijë gjithë ditën në rrjete sociale.
Valon Rama ironizon duke e pyetur nëse djali i deputetes u la i lirë apo mbahet akoma në burg.
Mark Kruti shpërthen duke i thënë se teksa ai meret me kantierët e Vermoshit dhe hajdutët e energjisë, bijtë e deputetëve dhe e politikanëve vrasin këto që u pret rrugën, ndërsa policia arreston njerëzit për 100 kilovatorë energji të vjedhur. Regimet janë nga më të ndryshmet, siç mund të shihen më poshtë.
/lapsi.al/





