DURRËS, 4 nëntor 2014– Labinot Kabashi, një shqiptar nga Kosova, është vetëm 14 vjeç dhe bën pjesë në akademinë e Barcelonës. Ai konsiderohet si njëri ndër talentet më të mëdhenj në botë për moshën e tij. Gjithashtu, ai është futbollisti i parë shqiptar që bën pjesën në skuadrën e Barcelonës.
Ai u transferua te katalanasit nga një klub i vogël spanjoll, dhe e gjithë kjo falë talentit të madh që drejtuesit e "La Masias" panë te Labinoti. Ai ka shënuar disa gola me fanellën e Barcelonës, ndërsa babai i tij është shprehur se Barcelona ka filluar të interesohet për Labinotin që dy vjet më parë.





