DURRËS, 20 tetor 2014 –  Ai konsiderohet si Liqeni më i vjetër ne Europë. Lajmin e bëjnë të ditur shkencëtarët e Universitetit të Pisës në Itali. Liqeni i Ohrit shtrihet në një sipërfaqe prej 349 km2 në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Baseni ujor është futur në listën e trashëgimisë botërore në mbrojtje nga UNESCO, për shkak të numrit të madh të specieve që ndodhen aty. Deri më tani në këtë liqen janë zbuluar rreth 212 lloje bimësh dhe kafshësh të ndryshme.