I mituri që mbeti i plagosur nga përplasja fatale me makinë në Durrës është transportuar në Spitalin e Traumës.
Në një reagim publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë, por koshient.
“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thotë Ministria.
Ngjarja e rëndë
Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.
Si pasojë e përplasjes, dy të mitur kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i cili dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.
LEXONI EDHE:





