Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një 25-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, në Plazhin e Vjetër.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në bregdetin e zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër”, është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, shtetasi P. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.





