DURRËS, 20 tetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se të dielën, më 19 tetor 2014, rreth orës 23:10, gjatë imbarkimit të tragetit Bari të linjës Durrës-Bari, policia kufitare dhe migracionit arrestoi A. SH.-në nga Shijaku.

Ai do të shkonte në Itali me një  Peugeot me targa italiane. 

Autovetura u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, tek ura ngritëse.

Në pjesën e shasisë, te traversat e mbështetjes së dyerve, në të dy krahët e shoferit dhe pasagjerit, u gjendën rreth 15 pako të mbështjella me plastmasë dhe natriban me rreth 20 kg kanabis.

Veprimet hetimore po kryhen nga seksioni i luftës kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë qarkut Durrës në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda Tiranë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/