DURRËS, 20 tetor 2014–  Karabinierët e qytezës së Valencas (Valenza) të Rajonit të Piemontit arrestuan Andrea Rexhepin, 38 vjeç, duke zbatuar kështu një vendim të gjykatës dhe Shërbimit të Provës së Provincës së Aleksandrisë. Andrea Rexhepi kishte përfituar nga dënimi alternative i arrestit të shtëpisë dhe Shërbimi i provës ia kishte besuar këtë dënim alternative Komunës (qytezës) së Fraskarës (Frasacara) në Rajonin e Piemontit. Rexhepi,  në shkelje flagrante të arrestit të shtëpisë, u kap duke luajtur kumar me slot mashinë në një bar në qytet. Ai u dërgua menjëherë, në Burgun e Kantielo Gaetas (Cantiello Gaeta), ku do të vuajë dënimin e mëparshëm për trafik droge.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/