• Miliarderi Donald Trump zihet me ish-burrin e Perry-t në Twitter.

19 Tetor 2014 – Për arsye ende të panjohura, Donald Trump vendosi të nisë një sherr me komedianin vritanik, Russell Brand. Trump sulmoi komedianin në Twitter, duke shkruar: "Ndoqa Russell Brand-in tek shfaqja e Jimmy Fallon mbrëmjen e kaluar. Çfarë dreqin shohin njerësit tek Russell? Një humbës i madh është!"
Trump vijoi më tej: "Katy Perry duhet të ketë qënë tapë, kur vendosi të martohej me Russell Brand."

Brand iu përgjigj me humorin e tij therës: "Je i pirë kur i shkruan këto statuse? Apo të bën dru shkuma që sprucon në kokën tullace?"
Në një tjetër status, Brand shkroi: "Se besoj se babai të ka lënë ndonjë kundërpërgjigje të zgjuar…dhe as gjithë pasurinë që ke."

Më pas, komediani postoi në faqen e tij në Twitter një artikull, me titull "Në rrethet financiare, është e ditur që Trump është një person, që nuk paguan faturat e veta".

Si një person që nuk tërhiqet lehtësisht nga një sherr, Trump vijoi me ofendimet: "Katy ç'dreqin po mendoje kur u martove me atë humbësin Russell Brand? Ai është një person i kotë."
Edhe më tej: "E pashë Russell Brand-in dhe mendoj se mendja e tij është e skuqur. Russell është një shaka, një budalla i humbur".

Këtu mbyllet (për momentin) lufta në Twitter. 

Ju në anën e kujt jeni?

Burimi: Revista Anabel