DURRËS, 14 tetor 2014– Teksa një Penelopë përmendet ndër mijëvjeçarë si gruaja më besnike në botë, një tjetër Penelope shpallet “Gruaja më seksi në botë”.
Penelope Cruz kurorëzohet “Femra më seksi në botë” nga revista “Esquire”. Kjo revistë e ngjit spanjollen Penelope mbi çatinë e botës, ashtu siç ka bërë më parë me Scarlett Johansson, Mila Kunis e Angelina Jolie. Nuk ka vlerësim më të bukur për një femër, e cila tashmë i ka fikur 40 qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





