Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit arrestuan në flagrancë shtetasin G. R., 38 vjeç, i akuzuar për vjedhje të një shume parash në banesën e një familjari të tij.

Po ashtu, u arrestua shtetasi E. B., 41 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në një pallat të pabanuar, ku iu gjet edhe një mjet prerës (thikë).

Ndërkohë, policia shpalli në kërkim shtetasin S. S., 34 vjeç, gjithashtu me masë “Arrest në shtëpi”, i cili nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit. Vijon puna për kapjen e tij.