Durrës, 31 korrik 2014 – Konfliktet për motive të dobëta (ndoshta ndikuar edhe nga temperaturat e larta të këtyre ditëve) kanë regjistruar 3 raste të reja në 24 orët e fundit.
Si pasojë e një grindjeje banale një 18 vjeçar nga Durrësi Zh.B. është goditur me grushta nga dy të rinj E.M., 23 vjeç dhe D.Z., 29 vjeç. Konflikti është regjistruar në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.
Një sherr i ngjashëm është regjistruar edhe në lagjen nr.3 të Durrësit. Këtë herë protagonist kanë qenë dy vëllezërit E.K., 30 vjeç dhe A.K., 43 vjeç që kanë lënduar 53 vjeçarin K.Sh.
Ndërkohë konflikteve të momentit nuk i kanë shpëtuar as dy shtetas në moshë. Një 58 vjeçar nga Durrësi Sh.Q. ka fyer dhe kanosur një 55 vjeçar nga kryeqyteti në zonën e plazhit.
Për të 5 protagonistët e këtyre konflikteve banale policia e qytetit bregdetar ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





