Qafë Mollë, 30 korrik 2014 – Një incident në tunelin e HEC-it në Qafë Mollë ka sjellë një tragjedi, ku kanë humbur jetën 3 persona, 2 shqiptarë dhe një turk. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:00 në fshatin Reps i Empërm. Sipas informacioneve të para incidenti ka ndodhur në një thellësi prej 2000 metrash, ku është shembur masivi i dheut.
Viktimat janë Pjetèr Doda nga Fani, Ndue Legisi nga fshati Shebe, dhe shtetasi turk me emrin Hasan ndërsa mbiemri nuk bëhet i ditur. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave. Si shkak i këtij incidenti tragjik dyshohet se janë kushtet e këqija të punës. Madje për këtë punëtorët kanë protestuar disa kohë më parë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





