Tiranë, 30 korrik 2014 – Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritej që sot të paraqitej dëshmitari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Por, Arben Ndoka është shpallur i “zhdukur”.
Ai nuk është paraqitur në seancën kundër Arben Frrokut, që është i dyshuari kryesor për këtë vrasje. Arben Ndoka ka pretenduar më parë se e kishte a parë Frrokun në vendin e ngjarjes, natën që u vra kryekomisari Dritan Lamaj.
Por, avokatët e Frrokut thanë sot se ai është zhdukur.
“Sot u zyrtarizua shkresërisht se ky dëshmitar ka humbur kontaktet. Ai nuk ekziston, ose nuk është në dispozicion të akuzës, që e ka sjellë si prove”, tha avokati i Frrokut, Genc Gjokutaj.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij. Por, kërkesa është hedhur poshtë nga gjykata.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





