Policia ka proceduar penalisht 66-vjeçarin Muharrem Hoçja, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës nënkryetarin e Bashkisë së Krujës, Florind Cerhozin.
“Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





