Durrës, 30 korrik 2014 – Një polic rrugor është aksidentuar rreth orës 15.00 të ditës së sotme në sheshin “Pranvera” nga një automjet tip Ford Fiesta.
Burime policore pohojnë se automjeti në fjalë me targa AA495BI i ka prerë rrugën motoçikletës së drejtuar nga polici S.S.
Si pasojë e përplasjes, efektivi i policisë ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.
Mjekët e këtij spitali konfirmojnë se pavarësisht lëndimeve të marra, polici është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aktualisht drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë, por policia ende nuk ka zbardhur identitetin e tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





