Itali, 29 korrik 2014 – Ka therur nënën e tij me thikë dhe më pas ka fjetur me kufomën e saj në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një qytezë në periferi të Pizës.

Sipas policisë, burri kishte humbur kontrollin dhe ishte përfshirë nga një reagim shumë i ashpër ndaj nënës së tij pasi nuk ishte kënaqur nga darka që ajo i kishte përgatitur.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një 87 vjeçare, ndërkohë që djali vrasës është Fabrizio Fruzzetti, 55 vjeç. Që nga viti 1990 ai vuante nga shqetësime psikiatrike dhe kurohej pranë qendrës psikike të Pizës.

Pasi ka vrarë nënën e tij ai ka fjetur në shtëpi bashkë me kufomën dhe vetëm mëngjesin e sotëm ka njoftuar karabinierët.  

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/