Tiranë, 29 korrik 2014 – Deputeti socialist, Tom Doshi, ka thënë se të enjten do të marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend.

Ai u shpreh se do të votojë ligjin për reformën territoriale, por edhe ligjet e tjera.

Doshi tha se është takuar me Ramën javën e kaluar, ndërkohë që u ka qendruar akuzave për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Do marr pjesë në seancën parlamentare të së enjtes. Mund t’ju them se do të votoj për reformën territorial dhe për ligje të tjera të rëndësishme. Me Ramën jam takuar javën e kaluar në Malësinë e Madhe. Për akuzat ndaj Tahirit nuk jam penduar. Kam ende rezervat e mia për këtë minister, por nuk kërkoj dorëheqjen e tij”, tha deputeti socialist.

Duket se tashmë grupi rebel brenda mazhorancës është thyer.Kjo, duke qenë se Tom doshi shihej si drejtuesi i deputetëve rebelë.

Ndërkohë, më parë edhe Armando Prenga tha që do të votojë pro ligjeve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/