Angli, 27 korrik 2014 – Janë miq dhe vlerësohen mes tyre, por gjithsesi shkëndijat e para në distancë mes Jose Mourinhos dhe Luis Van Gaal, kanë nisur me sulmin e parë që natyrisht vjen nga portugezi, i cili vuri në shënjester blerjen e Luke Shaë nga djajtë e kuq. Shaw, anësori i ri i marrë nga Southampton për 35 milionë euro, do të marrë një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon në Old Traffod dhe Mourinho nuk ngurron të bëjë llogaritë në shtëpinë e rivalëve të United.
“Nëse do ti kishim dhënë ne një 19 vjecari paratë që kërkon, tani do të kishin vdekur. Përtej batutës duke derdhur një shifër të tillë, do të kishim vrarë stabilitetin tonë financiar dhe ekuilibrat në dhomat e zhveshjes. Kur paguan kaq shumë një 19 vjeçar, një lojtar të madh dhe fantastik, ditën tjetër do të kesh disa lojtarë që do të të trokasin në derë dhe do të të thonë, ‘si ka mundësi që unë kam luajtur 200 ndeshje me këtë klub, kam fituar këtë dhe atë, dhe pastaj vjen një djalosh 19 vjeçar që paguhet më shumë se unë? Nuk po kritikoj klubin që e bleu, por them se vlerja e tij me ato shifra do të na kishte vrarë dhe në nuk mund tja lejonim vetes”.
Pasi u informua për fjalët e kolegut të tij portugez, gjatë konferencës në shtyp në Denver para ndeshjes me Romën për Guinnes Cup, Van Gaal preferoi të mos përgjigjej, duke e shtyrë sqarimin me Mourinhon për një moment tjetër. “Nuk dua të replikoj, nuk mendoj se më duhet t'i diskutoj këto gjëra me mediat. Është më mirë të flas drejtpërdrejt me Jose”, – deklaroi Van Gaal.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





