Dashi

Puna juaj e lodhshme do t’ju shpërblehet sot. Të lumtur për arritjet që do të bëni, do të kërkoni të gjeni pak prehje dhe qetësi. Energjia që keni është e duhura për të ndërtuar suksesin dhe për të ecur përpara. Kini besim te vetja.

 

Demi

Të dhënë pas artit, sot do të merrni një surprizë të këndshme. Ndoshta do të vizitoni një muze apo do të gjeni një mundësi tjetër për të qenë më afër artit. Jeni të mbushur me frymëzim dhe të gatshëm të bëni gjërat që dëshironi.

 

Binjakët

Ndiheni të kufizuar nga një shtysë që ju nuk e keni të qartë, por që ia ndieni praninë. Gjërat mund të marrin për poshtë sot, nëse nuk jeni të vëmendshëm. Tregohuni të qartë dhe do të mund të saktësoni një dilemë që keni në çift.

 

Gaforrja

Kjo është koha që ju të ndiqni pasionin tuaj. Keni marrë disa kohë më parë një ftesë nga një mik, të cilin e keni lënë në pritje. Jepini fund hezitimit dhe bëni atë që keni menduar për shumë kohë. Energjia juaj është ideale.

 

Luani

Dëshirat tuaja mund të shtrihen pak më shumë se realiteti sot, por kjo do t’ju lejojë të mendoni më mirë se çfarë dëshironi të bëni. Gjeni një rrugë të pranueshme dhe sa më pranë realitetit për të marrë atë që dëshironi.

 

Virgjëresha

Sot dëshironi ta shijoni ditën jashtë, në një mjedis të hapur. Mos e mendoni dy herë. Merrni familjarët apo miqtë tuaj dhe bëni një piknik apo një shëtitje. Puna ju ka lodhur shumë dhe keni nevojë për qetësi. Ndryshimet nuk janë gjithnjë negative.

 

Peshorja

Do të ndiheni të braktisur dhe kjo do t’ju tmerrojë. Qetësohuni! Jeta juaj nuk është aq e zbrazët sa mendoni. Keni nevojë për pak qetësi dhe për të kuptuar se të tjerët sillen me ju, ashtu siç silleni ju me ta. Mbase mund të jetë edhe një liri që të tjerët po ju japin.

 

Akrepi

Ndonjëherë jeni të plogësht. Kjo është një nga ato ditë. Mos u përpiqni të kuptoni se çfarë po ju ndodh. E vetmja gjë që mund të bëni është ta kaloni sa më lehtë këtë plogështi. Miqtë dhe familjarët mund t’ju ndihmojnë.

 

Shigjetari

Mbi ju ka rënë një përgjegjësi e re, jeni gati? Do t’ju paraqitet një marrëveshje e re që s’mund ta refuzoni, ndaj sigurohuni që të vendosni kushtet tuaja. Pritja ka mbaruar, tani do të keni gjithçka dëshironi. Mos u entuziazmoni më shumë seç duhet.

 

Bricjapi

Keni nevojë të argëtoheni dhe nuk mund ta përmbani veten. Pavarësisht se çfarë do t’ju ndodhë sot, do të ruani një buzëqeshje të vazhdueshme që do t’jua zbukurojë ditën juve dhe atyre që ju kanë pranë.

 

Ujori

Është koha për një ndryshim, por jo për një ndryshim rrënjësor. Dita e sotme mund të favorizojë një ndryshim të vogël, por të dobishëm. Mjafton të jini të vëmendshëm dhe gjithçka do të shpaloset përpara jush. Mos u bëni nervozë!

 

Peshqit

Aftësitë tuaja komunikuese do të jenë shumë të mira sot, kjo falë energjisë së mrekullueshme që keni. I gjithë trupi juaj është në formë dhe mund ta përdorni në dobi të vetes. Tregojini të tjerëve se kush jeni dhe si dini të silleni.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/